gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Stafi i Fondacionit

slide aqc

Slide 1


Slide 2

Slide 3

Slide 4

Slide 5

10 vjet Albanian Qatar Foundation!

U bënë 10 vjet që është themeluar Albanian Qatar Foundation, i cili ka ndihmuar nëpërmjet projketeve të larmishme në zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare e të rinjve e të rejave në veçanti përmes trajnimeve dhe aktiviteteve. Vlen të theksohet se Albanian Qatar Center për Gjuhë të Huaja dhe Kompjuter vazhdon të jetë ndër projektet kryesore të Fondacionit dhe gjatë këtyre 10 vjetëve janë trajnuar pranë kësaj Qendre rreth 5000 kursantë në gjuhë të ndryshme dhe programe kompjuterike.

Po ashtu, Qendra e Gjuhës Arabe është e para qendër e specializuar për mësimin e kësaj gjuhe në rajonin  e Ballkanit me mësues të huaj të specializuar dhe programe mësimore tepër praktike.

Lexo më shumë...

Fondacioni shpërndan 14 000 copë veshje për familje të varfëra

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të projektit human “Shqiptari për Shqiptarin”, Albanian Qatar Foundation, ditën e enjte më datë 15 dhjetor 2011, bëri të mundur shpërndarjen e 14 000 veshjeve (10 000 veshmbathje të përdorura dhe 4 000 të reja). Nga kjo shpërndarje përfituan 800 familje në nevojë, nga të cilat 600 prej familjeve të varfëra me fëmijë jetime që përkrah vazhdimisht Fondacioni nëpërmjet projekteve të tij dhe 200 familje të tjera jetimësh.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me disa shoqata që operojnë në ofrimin e ndihmave sociale për familjet në nevojë dhe me xhamitë e qytetit të Tiranës.

Fondacioni gjen rastin të shprehë falënderimet më të sinqerta për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin me sukses të fazës së radhës së këtij projekti dhe në mënyrë të veçantë Xhaminë e Medresesë dhe drejtuesin e saj z.Lulzim Plloçi për ndihmën e vyer në grumbullimin e veshjeve për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Zhvillohet Konkursi i Dytë i Kuranit

Albanian Qatar Foundation në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan Konkursin e Dytë në Shqipëri të emërtuar "Emiri i Shtetit të Katarit" për mësimin përmendësh të Kuranit Famëlartë.

Në këtë konkurs morrën pjesë rreth 50 konkurentë nga rrethe të ndryshme të vendit, që i përkisnin moshave të ndryshme.

Juria e këtij konkursi, e përbërë nga njohës të mirëfilltë të Kuranit dhe fushave të tij H.Urim Rexhepi, Prof. Ahmed Hussein dhe H. Abdullah Nela gjatë vlerësimit mori parasysh mësimin korrekt të Kuranit nga konkurentët, përpikmërinë e rregullave të shqiptimit dhe zërat melodiozë. Në fund të Konkursit u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve, të cilët janë: Besnik Quku, Fatime Bardhoshi, Ilir Hajrulla, Sara Hasani, Belkisa Balliu, Elmira Cekaj dhe Amar Ahmed. Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe dhurata për fituesit.

Fondacioni shpërndan 1000 uniforma shkollore

Albanian Qatar Foundation gjatë muajit Dhjetor 2011 shpërndau 1000 uniforma shkollore për shkollat 9–vjeçare të zonave periferike të kryeqytetit, përkatësisht Shkollat  “Zall Herr”, “Paskuqan” dhe “Romanat”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të rrethit, në kuadër të nismës së Fondacionit për të pajisur me uniforma nxënësit e shkollave në zona me nevoja të mëdha ekonomike. Gjatë shpërndarjes së këtyre uniformave u zhvilluan ceremonitë përkatëse me pjesëmarrjen e pëfaqësuesve të Fondacionit, drejtues, mësues dhe nxënës të shkollave të sipërpërmendura dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, z.Fatos Rexha kryetar i Komunës Paskuqan vlerësoi aktivitetet bamirëse në vazhdimësi të Fondacionit në komunën që ai drejton në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Arrin në 1200 numri i fëmijëve jetimë që përkrah Fondacioni

Departamenti i Fëmijëve Jetimë është çelur që në hapat e para të themelimit të Albanian Qatar Foundation dhe ka të bëjë me përkrahjen e fëmijëve jetimë. Këtë vit Fondacioni e ka rritur numrin e jetimëve që mbështet me pensione mujore prej (30 - 40 $). Tashmë 1200 fëmijë jetimë të moshës nga 6-17 vjeç përfitojnë dhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve edukativo-arsimore, social-kulturore, argëtuese dhe trajnimeve, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe informatikës.Vlen të përmendet se fëmijët jetimë në Fondacionin tonë janë pjesë e pandashme e projekteve humane sezonale, duke përfituar ndihma ushqimore, mish, mjete mësimore, veshje, dhurata të ndryshme etj.

Lexo më shumë...

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 78 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...