Lajme te Reja
MASH liçenson Albanian Qatar Center
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka liçensuar Albanian Qatar Center si institucion plotësues arsimor parauniversitar privat për mësimin e gjuhëve të huaja dhe kompjuterit. AQC është në varësi të Albanian Qatar Foundation, e cila është hapur në vitin 2002 dhe ofron kurse në gjuhët e huaja anglisht, arabisht, frëngjisht, italisht, turqisht, spanjisht, gjermanisht, shqip për të huaj, si dhe në programe të ndryshme kompjuterike. Që nga nisja e aktivitetit të Qendrës, certifikatat e lëshuara prej saj janë njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ndërkohë që tani e tutje do të njihen edhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ekskursion me nënat e jetimëve në Shkodër
Në datën 12 maj 2012 Departamenti i Jetimëve pranë Albanian Qatar Foundation organizoi një ekskursion në Kalanë e Rozafës në qytetin e Shkodrës me 35 nëna të fëmijëve jetimë që përkrahen nga Fondacioni. Në këtë ekskursion, në të cilin merrnin pjesë dhe disa mësues e mësuese të Fondacionit nuk munguan veprimtaritë kulturore, argëtuese, konkurset etj, ku një vend të veçantë pati dhe njohja me historikun e Kalasë së Rozafës dhe vlerat historiko-kulturore të qytetit të Shkodrës. Zonjat pjesëmarrëse në këtë ekskursion shprehën falënderimet e tyre për përfaqësuesit e Fondacionit, që veç mbështetjes së fëmijëve të tyre nga ana financiare dhe edukative, kujdesen dhe për aktivitete të tilla për to, të cilat, siç thanë ato, të japin një shtysë për ta dashur jetën e për të ecur përpara, pavarësisht halleve dhe sfidave të përditshme.
Delegacion nga Katari për investime në Tiranë

Një delegacion nga Katari ka mbërritur në Tiranë për të bërë vlerësimin e projektit të bulevardit të ri të Tiranës. Ky delegacion vjen në Tiranë pas mbështetjes që Emiri i Katarit i dha zotit Basha në muajin shkurt të këtij viti. Gjatë takimit kreu i Bashkisë së Tiranës, ka informuar delegacionin lidhur me konkursin e zhvilluar për këtë projekt, ndërsa ka theksuar se fituesi do të shpallet javën e ardhshme. Basha tha se menjëherë pas shpalljes së fituesit do të nisë puna për projektin e detajuar, i cili duhet të finalizohet brenda një viti. Nga përllogaritjet faza e parë e këtij projekti mendohet se do të kushtojë 36 milionë euro. Sipas Bashkisë së Tiranës, përveç bulevardit me gjatësi 1.8 km, ky projekt përmban edhe hapësira urbane të gjelbra, mundësi për investime private në të dy anët e bulevardit, ndërtimin e disa institucioneve publike dhe mbi të gjitha do të mundësojë hapjen e mijëra vendeve të reja pune.
Fondacioni organizon ekskursion me 54 vajza të shkollave të mesme
Në d
atat 5-6- maj 2012 Departamenti i Jetimëve pranë Albanian Qatar Foundation organizoi një ekskursion dyditor në ambientet e Hotel "Natyra" në Golem të Kavajës. Në këtë aktivitet morën pjesë 54 vajza të Departamentit, nxënëse të shkollave të mesme, kryesisht nga rrethi i Tiranës dhe i Kavajës, si dhe mësues e mësuese të Fondacionit. Motoja e këtij ekskursioni ishte: "Forcimi i rolit të femrës muslimane në shoqëri", dhe për këtë u mbajtën dhe tri ligjërata në intervale kohore të ndryshme me tema "Morali i mirë" nga Znj. Aida Tola, "Rëndësia e besimit në jetën e njeriut" nga Ma. Sabahudin Jashari dhe "Roli i femrës në Islam" nga Znj. Elona Muça. Në këtë ekskursion nuk munguan dhe veprimtaritë kulturore, argëtuese, sportive, konkurset etj. Kordinatori i këtij ekskursioni, Shkëqlim Hasula, pas përfundimit me sukses të tij, u shpreh se Fondacioni do të organizojë edhe në të ardhmen aktivitete të tilla me qëllim për t'u qëndruar sa më afër anëtarëve të Departamentit të Jetimëve që, veç ndihmave financiare, ata të argëtohen dhe të edukohen për të mbartur vlerat më të mira.
Ambasadori i Katarit viziton Fondacionin
Ditën e enjte, më datë 26.04.2012, ambasadori i Katarit në Tiranë, Shkëlqesia e tij z. Yossef Al Saai vizitoi Albanian Qatar Foundation. Gjatë kësaj vizite drejtori i Fondacionit z. Shawki Ashri e njohu z. ambasador me projektet dhe veprimtaritë e institucionit që drejton dhe arritjet e tij në fushën arsimore edukative dhe atë sociale humane. Ambasadori Al Sai u shpreh i impresionuar nga aktivitetet e Fondacionit ndër vite në ndihmë të shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe njerëzve në nevojë në mënyrë të veçantë. Pas vizitës së ambienteve të Fondacionit, ambasadori vizitoi Kolegjin “Nxënësit e Mesdheut”, institucion në varësi të Fondacionit, ku u njoh nga afër me veprimtaritë edukativo-arsimore të Kolegjit.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Ne Linje
Projekte
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...















