AQC scroller
Regjistrohu në Albanian Qatar Center!
Albanian Qatar Center (AQC) për gjuhë të huaja dhe kompjuter njofton të gjithë të interesuarit se vazhdojnë regjistrimet në gjuhët: Anglisht, Arabisht, Frëngjisht, Italisht, Turqisht, Gjermanisht, Spanjisht dhe Shqip për të Huaj sipas niveleve që ofrohen në Qendër. Kursantët e interesuar do t’i nënshtrohen një testimi paraprak për të ndjekur nivelin përkatës.
Në qendrën tonë vazhdojnë regjistrimet dhe për ndjekjen e kurseve në programet informatike, sipas niveleve të mëposhtme:
Paketa Office (Word, Excel, Power Point, Acces, Typing in Master)
Design grafik Niveli II (Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, Adobe Indesign)
Webmaster Niveli III (Html, Dreamweaver, Php and MySql)

Gjithashtu AQC ofron kurse profesionale sipas kërkesave të kursantëve në programet:
IT (Teknik Kompjuteri), LIinux
Kurse Programimi (C, C++, Java)
Programe Inxhinierike (Autocad 2d + 3d, Autocad Map, Sap - Etabs, 3D-Max, Archicad, Mathcad, Archview).
Kurse Kontabiliteti (Kontabilitet Alpha, Financa 5.0)
Kurse për Montazhier Audio / Video (Adobe Premiere, Adobe Soundbooth / Audition)
Kurse programi per rezervimin e biletave (Amadeus)
Albanian Qatar Center ju garanton cilësi, ambiente komode, mësues me përvojë (shqiptarë dhe të huaj), Laborator Modern per Gjuhet e Huaja, Laborator i kompletuar IT.
Kursantët pajisen me certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB).
AQC zhvillon konkurs në Gjuhën Angleze
Më datë 08.04.2011 Albanian Qatar Center, nën kujdesin e Departamentit të Gruas në Albanian Qatar Foundation, organizoi një konkurs ndërmjet grupeve të niveleve paralele të gjuhës angleze. Në këtë konkurs morën pjesë 32 kursante të Qendrës të moshave të ndryshme, nxënëse të shkollave nëntëvjeçare, të mesme dhe studente. Gjatë këtij aktiviteti kursantet shpalosën njohuritë e tyre të fituara në AQC në lëmin e gjuhës angleze dhe shprehën interesimin e tyre që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen në dobi të përvetësimit të diturive në këtë fushë. Konkursi u shoqërua me disa aktivitete të larmishme kulturore dhe argëtuese, organizuar nga mësueset e Qendrës. Në fund pati një koktej dhe u shpërndanë dhurata për fitueset.
Gëzuar 7 - 8 Marsin !

Me rastin e 7 marsit “Ditës së Mësuesit” dhe 8 marsit “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, Albanian Qatar Foundation uron të gjithë mësueset, mësuesit dhe të gjitha nënat shqiptare kudo që janë: “Gëzuar!” Ju mësues dhe ju nëna meritoni shumë respekt e mirënjohje, pasi jeni ju ata që edukoni dhe rrisni brezat e rinj.
Më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe dhe që prej asaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarjeje.

8 MARSI njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi pothuajse për një shekull të tërë. Gjithashtu, Albanian Qatar Foundation uron përzemërsisht të gjithë mësuesit dhe mësueset e Albanian Qatar Center dhe Albanian Qatar College dhe të gjitha gratë dhe vajzat bashkëpunëtore të projekteve të Fondacionit në përpjekjet tona të përbashkëta në ndihmë të njerëzve. Urime dhe Gëzuar!
GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË DHE ÇLIRIMIT!
Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29 Nëntorit, festës së çlirimit të vendit, Albanian Qatar Center uron të gjithë kursantët, bashkëpunëtorët e Qendrës sonë dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen: GËZUAR!
Vazhdojnë regjistrimet në AQC
Albanian Qatar Center (AQC) njofton të gjithë të interesuarit se vazhdojnë regjistrimet për ndjekjen e kurseve në programet informatike, sipas niveleve të mëposhtme:
Niveli I (Windows, Word, Excel, Power Point)
Niveli II (Photoshop, Adobe Illustrator Indesign)
Niveli III (Acces, Network, Web Design)
Gjithashtu AQC ofron kurse profesionale sipas kërkesave të kursantëve në programet: Alpha, Financa 5, Autocad, IT & C++
Albanian Qatar Center ju garanton cilësi, ambinete komode dhe mësues me përvojë.
Kursantët pajisen me certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MPÇSSHB).
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Kurset
Kompjuter

NIVELI I (WINDOWS, WORD, EXCEL, POWER POINT)
NIVELI II (PHOTOSHOP, ADOBE ILLUSTRATOR INDESIGN)
NIVELI III (ACCES, NETWORK, WEB DESIGN)
Gjuhe te Huaja
Anglisht
Niveli I, Niveli II, Niveli III
Turqisht
Nilevi I, Nilevi II, Nilevi III
Arabisht
Niveli I, Niveli II, Niveli III
Gjermanisht
Niveli I, Niveli II, Niveli III
Italisht
Niveli I, Niveli II, Niveli III
Frengjisht
Niveli I, Niveli II, Niveli III















