gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

slide fondacioni

Slide 1

Slide 2

Slide 3

Slide 4

Slide 5

Slide 5

Slide 7

Kolegji organizon panair gatimesh në Shtëpinë e të Moshuarve

Ditën e mërkurë më datë 29.02.2012 Kolegji “Nxënësit e Mesdheut” organizoi një panair ushqimesh në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Në këtë aktivitet me natyrë humane morën pjesë disa mësuese të Kolegjit dhe një përfaqësi e nxënëseve. Një nga mësueset organizatore të kësaj veprimtarie, znj. Dëshira Gjonaj, u shpreh se aktivitete të tilla zgjojnë tek nxënëset dhe të rinjtë në përgjithësi ndjenjën e humanizmit për më të rriturit dhe veçanërisht për moshën e tretë. Vlen të përmendet se ushqimet dhe gatimet tradicionale që u përgatitën në këtë panair u shpërndanë për të moshuarit, të cilët shprehën konsideratat më të larta për Kolegjin, nxënëset dhe mësueset.

Kolegji organizon trajnim me stafin mësimor

Kolegji “Nxënësit e Mesdheut” ka nisur një seri trajnimesh me Prof. Asc. Dr. Petrit Mukën, të cilat synojnë rritjen e performancës edukativo-arsimore në shkollë me pjesëmarrjen e të gjithë stafit mësimor.

Në këto trajnime hidhet dritë mbi metodat bashkëkohore më efikase të edukimit për të hedhur baza të shëndosha në një arsim sa dinamik aq dhe konkurues.

Nxënëset e Kolegjit solidarizohen me banorët e zonave të bllokuara nga dëbora

Në shenjë solidariteti për të ndihmuar banorët e zonave të bllokuara për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në disa rrethe të vendit, nxënëset e Kolegjit organizuan në datën 27 shkurt 2012 mbledhjen e ndihmave për disa nga familjet në nevojë në qytetin e Pukës duke përgatitur disa pako me ushqime të konsumit të përditshëm. Vlen të përmednet se të gjitha vajzat e shkollës dhanë kontributin e tyre në përgatitjen e këtyre pakove ushqimore.

 

Kolegji organizon trajnim për ofrimin e ndihmës së shpejtë

Në kuadër të trajnimeve të larmishme që zhvillohen në Kolegj për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e nxënëseve në fusha të ndryshme, në datën 24.02.2012 u zhvillua trajnimi mbi dhënien e ndihmës së shpejtë, në të cilin morën pjesë të gjitha nxënëset e ciklit nëntëvjeçar. Në këtë aktivitet u demonstruan ushtrime praktike për dhënien e ndihmës së shpejtë me mjete rrethanore në raste të ndryshme.

Një trajnim tjetër që zhvilloi Kolegji ishte dhe ai me temë “Inteligjenca” në datën 22/02/2012, gjatë të cilit psikologia e shkollës foli me detaje rreth inteligjencës së të rinjve dhe rritjes së nivelit të saj perms leximit dhe përvetësimit të njohurive.

Kohet e Faljes

Raport COLLEGE

Votoni

Cila mendoni se është pika më e fortë e Kolegjit të vajzave “Albanian Qatar College”?

 

 

 


  Rezultatet

Albanian Qatar College

mail 1

Rr. Eshref Frasheri, perballe TV Vizion Plus, Tirane

Ne Linje

Momentalisht kemi 48 vizitorë në linjë