Lajme te Reja
Zhvillohet ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor
Ditën e hënë, më datë 12.09.2011 u zhvillua ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor 2011-2012 në shkollën “Nxënësit e Mesdheut”, pjesë e Albanian Qatar College. Në këtë ceremoni merrnin pjesë mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të Albanian Qatar Foundation. Në fjalën e hapjes drejtoresha e shkollës znj. Loreta Terihati u uroi nxënësve një vit të mbarë shkollor duke parashtruar në vija të përgjithshme objektivat e shkollës që do t’i shërbejnë ngritjes së nivelit edukativo-mësimor gjatë këtij viti shkollor, duke përshëndetur në mënyrë të veçantë vogëlushët e klasës së parë fillore të cilët ulen për të parën herë në bankat e shkollës.
Në vazhdim përshëndetën kryetari i Bordit të Prindërve Z. Arjan Imeraj dhe presidentja e qeverisë së nxënësve znjsh. Eleni Cibuku. Më tej u zhvillua një program artistik me këngë, recitime, humor dhe lojëra zbavitëse, ku u krijua një atmosferë e gëzueshme festive për të gjithë.
Vlen të theksohet se këtë vit shkolla e ka zgjeruar aktivitetin e saj me ciklin fillor nga klasa e parë deri në të pestën. Ceremonia përfundoi me një koktel për të gjithë të pranishmit dhe me shpërndarjen e disa dhuratave për fëmijët për t’ia lënë vendin më tej zhvillimit të orës së parë të mësimit.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Ne Linje
Momentalisht kemi 45 vizitorë në linjë
Projekte
Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...















