Lajme te Reja
Emiri i Katarit viziton Shqipërinë
Shqipëria dhe Katari firmosën 8 marrëveshje që përfshijnë bashkëpunimin mes tyre në mbrojtjen e investimeve, bashkëpunimin në fushën e turizmit, në kulturë, në shërbimet ajrore dhe shmangien e tatimit të dyfishtë. Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni nga Katari i kryesuar nga Emiri i Shtetit të Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, u takuan me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi. Në takimin me kreun e qeverisë u evidentuan fushat në të cilat pritet që bashkëpunimi me projekte konkrete e të rëndësishme të shënojë një dimension të ri vitet në vijim. “Kështu, u ra dakord që në muajt dhe në vitet e ardhshme të fillojë me shpejtësi evidentimi, studimi, përgatitja dhe realizimi i projekteve të rëndësishme në fusha si ajo e turizmit bregdetar dhe malor, e infrastrukturës dhe importimit e shfrytëzimit të gazit të lëngshëm natyror, si për prodhim energjie elektrike, ashtu dhe për nevoja familjare.
Gjithashtu, projekte të tjera të rëndësishme do të ketë në fushën e infrastrukturave portuale, të prodhimit të energjisë hidrike, të bujqësisë, arsimit, kulturës, sporteve etj., si dhe projekte infrastrukturore e turistike për kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti dhe kryebashkiakun Lulzim Basha”, thuhet në njoftimin për shtyp të Kryeministrisë, në përfundim të takimit. Në mesditë, delegacioni i kryesuar nga emiri i Katarit u prit në Pallatin e Brigadave nga kreu i shtetit. “Duke folur për situatën e re në rajonin e Ballkanit, kryetari i shtetit i shprehu mirënjohjen emirit të shtetit të Katarit edhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar nevojën e rritjes së numrit të vendeve që mund ta njohin së afërmi Kosovën, pikë në të cilën shteti i Katarit mund të luajë një rol të rëndësishëm me influencën e vet”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Në fund të takimit, Presidenti Topi dekoroi emirin e shtetit të Katarit me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e vyer në shërbim të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare”. Në të njëjtën kohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i akordoi sheikut Al-Thani titullin “Qytetar Nderi”. Në mbrëmje Emiri i Katarit u takua edhe me kryeparlamentaren Topalli ku në fokus të bisedës ishin mundësitë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike, duke evidentuar hapësirat, që ekzistojnë për këtë bashkëpunim me interes reciprok.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Ne Linje
Momentalisht kemi 45 vizitorë në linjë
Projekte
Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...
















