gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Ambasadori i Katarit viziton Kolegjin

slide aqc

Slide 1


Slide 2

Slide 3

Slide 4

Slide 5

300 pelegrinë shqiptarë nisen drejt Mekës

Ditën e enjte, më 27 tetor 2011, janë nisur nga Shqipëria mbi 300 haxhinj nga rrethe të ndryshme të vendit për të kryer ritin e haxhit në Mekë.

Me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni në aeroportin e Rinasit për nder të haxhinjve, në të cilën kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të KMSH-së dhe të afërm të haxhinjve.

Haxhi është një ndër pesë shtyllat e fesë islame dhe një detyrim fetar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo...” (Ali Imran, 97).

Pejgamberi (a,s,) thotë: “Islami është ngritur mbi pesë shtylla: shqiptimi i shehadetit, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarja në haxhillëk për atë që ka mundësi”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

Dobitë e haxhit janë tokësore dhe fetare (shpirtërore). Lidhur me dobitë fetare, ai që merr udhën për haxh, kënaq Zotin e tij dhe kthehet që andej si ditën që lindi prej nëne.  Ai gjithashtu fiton shpërblim të pallogaritshëm, të cilin nuk mund ta fitojë askund tjetër; një namaz në Xhaminë e Shenjtë në Mekë është i barazvlefshëm me njëqind mijë namaze në vendet e tjera. Ndër dobitë e tjera mund të përmendim takimin me myslimanët e tjerë, diskutimet rreth problemeve të ndryshme, takime me dijetarët, të nxënit prej tyre dhe pyetje-përgjigjet për probleme të ndryshme. Prej përfitimeve të kësaj bote mund të përmendim tregtinë dhe biznesin.

Ne mund të përmendim disa, ndërkohë që  dobitë e haxhit janë të panumërta.

Për më tepër, ritualet e haxhit përmbajnë shumë virtyte dhe pas tyre fshihet një urtësi e madhe. Kush i ka kuptuar siç duhet, është bekuar pa masë.

Për shembull:

1. Kur dikush merr udhën për haxh, kujton udhëtimin drejtë Allahut dhe ahiretit. Ai lë pas miqtë e dashur, gruan, fëmijët dhe të afërmit, udhëtim i ngjashëm me atë drejt botës tjetër.

2. Kur haxhiu niset për të kryer haxhin, merr masat e duhura, që të arrijë i sigurt në tokën e shenjtë. Atëherë, le të kujtojë se dhe për udhëtimin drejt Zotit i duhet shumë furnizim, në mënyrë që të arrijë dhe atje i sigurt. Lidhur me këtë Allahut thotë: “Furnizohuni e dijeni se furnizimi më i mirë është devotshmëria”. (2:197)

3. Udhëtimi është një lloj mundimi dhe e njëjta gjë është e vërtetë, por në një shkallë më të gjerë, dhe për udhëtimin drejt ahiretit. Me vdekjen, njeriun e presin shumë stacione; varri, tubimi, llogaria, peshorja dhe Sirati (ura mbi zjarrin e xhehenemit, ku do të kalojë gjithkush); më pas... Parajsë ose Zjarr.

Ata që Allahu do t’i shpëtojë, janë të bekuarit e vërtetë.

4. Kur haxhiu vesh ihramin, atij i kujtohet qefini, me të cilin do të mbështillet pasi të vdesë. Ashtu siç heq veshjen e tij të zakonshme për t’u bërë gati për haxh, ashtu duhet të zhvishet dhe nga mëkatet. Ashtu siç hedh mbi shtat rroba të pastra dhe të bardha, ashtu duhet ta pastrojë dhe dëlirësojë zemrën, ta mbrojë nga njollat e mëkatit dhe mosbindjes.

5. Kur thotë “Lebbejk Allahume lebbejk” në Mikat (vendi ku haxhiu hyn në gjendje ihrami), me të kërkon të thotë se i është përgjigjur Zotit të tij; atëherë si mund të vazhdojë të mëkatojë dhe të mos i përgjigjet thirrjes së Zotit për të qenë i bindur? Kur thotë ‘Lebbejk Allahume lebbejk’  ai gjithashtu duhet ta marrë atë si “po i përgjigjem thirrjes Tënde duke u larguar nga mëkatet dhe që tani po u vë pritë”.

6. Me largimin nga gjëra parimisht të lejuara, pa përmendur ato të ndaluarat, gjatë kohës që mban veshur ihramin dhe duke thënë sa më shumë telbija dhe duke e përmendur sa më shumë Zotin, haxhiu ushqen në veten e tij idenë e mirë se si duhet të jetë myslimani. Kështu ai ushtrohet që të braktisë dhe disa gjëra që parimisht janë të lejuara, por që Allahu ia ka ndaluar në kohën e ihramit. Së këndejmi, si mundet vallë të cënojë urdhrat e Allahut dhe të kryejë vepra të ndaluara, kurdo e ngado?

7. Kur hyn në Shtëpinë e Shenjtë të Allahut, që Ai e ka bërë faltore për mbarë njerëzinë, haxhiu kujton Parajsën, të cilën nuk mund ta arrijë askush pa u përpjekur shumë - e vetmja gjë që do ta shpëtojë njeriun  Ditën e Ringjalljes.

8. Puthja e Gurit të Zi, ndër ritet e para që duhet kryer, e mëson vizitorin e Allahut të nderojë traditën profetike dhe të mos kundërshtojë ligjet e Allahut duke u mbështetur në logjikën e tij të dobët. Ai arrin të kuptojë se pas riteve dhe ligjeve që Allahu ka caktuar për njerëzimin, ka shumë urtësi dhe mirësi, si dhe përpiqet që t’i nënshtrohet tërësisht Zotit të tij. Thuhet se Omeri (r.a) pasi e puthi Gurin e Zi, tha një herë: “E di që je thjesht një gur që as më dëmton dot e as nuk më bën dobi. Nëse nuk do ta kisha parë Profetin (a.s) duke të puthur, nuk kisha për të të puthur”. (Buhariu dhe Muslimi)

9. Kur haxhiu kryen tavafin, kujton babain e tij Ibrahimin (a.s) i cili ndërtoi Qaben, që do të bëhej streh dhe çati për njerëzimin dhe i cili më pas thirri njerëzit ta vizitonin atë. Veç kësaj, profeti ynë, Muhamedi (a.s) e thirri njerëzimin për ta kryer haxhin në këtë shtëpi, ku dhe profetë të tjerë si Musa, Junusi dhe Isa (paqja e Allahut qoftë mbi ta) e vizituan atë, po me të njëjtin qëllim. Kjo shtëpi ishte simboli dhe vendtakimi i profetëve.

10. Kur haxhiu pi ujë nga burimi Zemzem, kujton mirësitë dhe begatitë që Allahu i ka dhënë njerëzimit nëpërmjet këtij uji të bekuar, ku dhe pse miliona njerëz kanë pirë në të gjatë gjithë historisë, ky burim nuk ka shteruar. Haxhiu nxitet të bëjë dua kur pi prej tij, pasi siç thuhet dhe në një hadith: “Uji i Zemzemit është me nijetin për të cilin është pirë”. (Ibn Maxhe dhe Ahmedi)

11. Kur bën Sajin, haxhiu kujton sprovën e Haxheres, nënës së Ismailit (a.s). Ai kujton vrapin e saj këtej e andej, mes kodrave Safa dhe Merua duke kërkuar ujë për të shpëtuar nga vuajtjet, sidomos për t’i dhënë të pijë birit të saj të vogël, Ismailit. Kur dikush kujton mundimin dhe durimin e kësaj gruaje vërtet të lartë, e ka më të lehtë të përballet me problemet dhe sfidat e jetës me një vendosmëri të plotë.

12. Qëndrimi në Arafat i kujton haxhiut vuajtjet e Ditës së Ringjalljes. Nëse haxhiu lodhet nga të qenit i pranishëm mes një turme prej mijëra vetash, si do t’ia bëjë atë Ditë mes gjithë miletit, ditë e cila zgjat më shumë se 50 vjet?

13. Kur hedh guralecat në Xhemarat (tri shtyllat prej guri në Mina), myslimani përgatitet për t’iu bindur Allahut pa kushte, edhe nëse nuk e kupton arsyen dhe urtësinë që fshihet pas këtij veprimi apo nuk mund të bëjë dot lidhjen mes rregullave dhe qëllimeve të tyre. Ky është tregues i nënshtrimit të plotë ndaj Allahut.

14. Kur ther kurbanin, haxhiu kujton ngjarjen e madhe, kur babai ynë Ibrahimi a.s iu bind urdhrit të Allahut për të bërë kurban birin e tij të vetëm, Ismailin a.s, atëherë kur ai ishte rritur dhe ishte një dorë më tepër për të. Haxhiu gjithashtu kujton, se nuk ka vend për ndjenjat që kundërshtojnë urdhrat e Allahut. Kjo e mëson atë t’i përgjigjet asaj çka Allahu urdhëron, pasi Allahu na tregon neve se Ismaili a.s tha: “O babai im! Bëj ashtu siç je urdhëruar dhe mua, në dashtë Allahu, do të më gjesh prej durimtarëve”. (37:102)

15. Sapo haxhiu heq Ihramin dhe gjërat që i kishte të ndaluara tani i lejohen, mëson se çfarë sjell durimi dhe se pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Ai që i përgjigjet thirrjes së Allahut, do të ndjejë kënaqësi, lumturi dhe ëndje që nuk mund ta përjetojë askush përveç atij që ka shijuar ëmbëlsinë e të qenit i bindur, ashtu si kënaqësia e agjëruesit kur çel agjërimin apo kënaqësia e atij që falet në pjesën e tretë të natës, pasi ka mbaruar faljen.

16. Pasi përfundon të gjitha ritualet e haxhit siç janë caktuar nga Allahu dhe ashtu siç do Ai vetë, haxhiu shpreson se Zoti do t’ia falë të gjitha mëkatet, siç ka thënë dhe vetë profeti a.s në një hadith: “Kushdo që e kryen haxhin për hir të Allahut, duke u larguar nga marrëdhëniet intime dhe nga mëkatet, do të kthehet nga haxhi si ditën që ka lindur prej nënës”. (Buhariu dhe Muslimi)

Kjo e inkurajon atë të nisë një kapitull të ri, larg veprave të liga.

17. Kur ai kthehet tek gruaja dhe fëmijët e tij dhe ndjen kënaqësi tek i takon sërish, kjo gjë i kujton kënaqësinë që do të ndjejë kur t’i takojë ata në Parajsë. Ai gjithashtu kupton, se dështimi më i madh është të humbësh veten dhe familjen në Ditën e Ringjalljes, siç thotë dhe Allahu në Kuran: “Thuaj: ‘Të dështuar në ditën e Kijametit janë ata që e kanë humbur veten dhe familjen e vet. Vini re: ky është ai dështimi i njëmendtë”. (Zumer, 39:15)

Marrë nga www.ardhmeriaonline.net

Kohet e Faljes

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 46 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...