Lajme te Reja
10 vjet Albanian Qatar Foundation!
U bënë 10 vjet që është themeluar Albanian Qatar Foundation, i cili ka ndihmuar nëpërmjet projketeve të larmishme në zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare e të rinjve e të rejave në veçanti përmes trajnimeve dhe aktiviteteve.
Vlen të theksohet se Albanian Qatar Center për Gjuhë të Huaja dhe Kompjuter vazhdon të jetë ndër projektet kryesore të Fondacionit dhe gjatë këtyre 10 vjetëve janë trajnuar pranë kësaj Qendre rreth 5000 kursantë në gjuhë të ndryshme dhe programe kompjuterike.
Po ashtu, Qendra e Gjuhës Arabe është e para qendër e specializuar për mësimin e kësaj gjuhe në rajonin e Ballkanit me mësues të huaj të specializuar dhe programe mësimore tepër praktike.
Ndër projektet e tjera të Albanian Qatar Foundation përmendim dhe Qendrën e Trajnimeve Profesionale si nevojë e kohës për t’iu përgjigjur sfidave të reja të tregut të punës dhe kualifikimit të mëtejshëm, në të cilën janë trajnuar dhjetëra përfaqësues të institucioneve të ndryshme publike e jopublike, të interesuar nga fusha e biznesit dhe shërbimeve.
Ndër projektet më të rëndësishme humane të Fondacionit është Përkrahja e Fëmijëve Jetimë, nëpërmjet të cilit ndihmohen finnaciarisht 1200 fëmijë jetimë të moshës nga 6-17 vjeç dhe përfitojnë edhe nga organizimi i aktiviteteve edukativo-arsimore, social-kulturore, argëtuese dhe trajnimeve, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe informatikës. Vlen të përmendet se fëmijët jetimë në Fondacionin tonë janë pjesë e pandashme e projekteve humane sezonale, duke përfituar ndihma ushqimore, mish, mjete mësimore, veshje, dhurata të ndryshme etj.
Projekte të tjera jo pak të rëndësishme të Fondacionit janë dhe “Shqiptari për shqiptarin”, që konsiston në grumbullimin dhe shpërndarjen e veshjeve për nevojtarët, projekti “Dorë më dorë!” që synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekteve zhvillimi, projekti “Dhuro gjak, shpëto jetë!” dhe projekte të tjera sezonale në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Ne Linje
Momentalisht kemi 47 vizitorë në linjë
Projekte
Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...

















