gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Ambasadori i Katarit viziton Kolegjin

slide aqc

Slide 1


Slide 2

Slide 3

Slide 4

Slide 5

KMSH organizon simpoziumin "Profeti Muhamed a.s. - Shembulli më i bukur"

Me rastin e kujtimit të lindjes së Profetit Muhamed (a.s.),  më dt. 4 shkurt 2012, u mbajt në kryeqytet simpoziumi me temë: “Profeti Muhamed a.s. - Shembulli më i bukur”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në të cilin morën pjesë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, drejtues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, emra të njohur të jetës kulturore dhe shoqërore, si dhe besimtarë që kishin ardhur nga Tirana dhe nga rrethet për të përkujtuar ditën kur lindi Profeti i Profetëve dhe krijesa më e dashur e Zotit të gjithësisë.


Pas këndimit të disa vargjeve kur’anore nga z. Gazment Teqja (ndihmësmyfti i Tiranës), fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça. Mes të tjerash z. Muça e cilësoi si të rëndësishme përkujtimin e kësaj dite të shënuar, duke theksuar se ky përkujtim i motivon myslimanët për të shtuar dashurinë, respektin dhe vlerësimin e tyre për  të fundmin e profetëve, Muhamedin (a.s.).

“Jeta, fjala dhe vepra e asnjë njeriu tjetër nuk është hulumtuar sa ajo e Profetit Muhamed. Me shpalljen e tij si Profet ndjenjat fituan thellësi, fjalët fituan gjerësi, çdo gjë fitoi kuptim dhe një delikatesë të veçantë. Për këto dhe shumë arsye të tjera ne e përkujtojmë dhe vlerësojmë dhe ndihemi krenarë që e Zoti na krijoi dhe na bëri pasues dhe pjesëtarë të umetit të  tij të nderuar.” tha kreu i KMSH-së.

Pas tij, përshëndetje bëri edhe ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi. Në mesazhin e tij për myslimanët z. Bumçi vuri në dukje se kjo ditë është një moment gëzimi e reflektimi për myslimanët e globit, pasi ata kujtojnë lindjen e njeriut  jeta dhe shembulli i të cilit shërben si burim frymëzimi dhe udhëzimi për ta, për kalimin e një jete të pastër e të qetë dhe mbi të gjitha në pajtim me urdhëresat e Zotit që ata e duan dhe e adhurojnë.

“Besim do të thotë vlerë. Transmetimi i vlerave ishte në qendër të mesazhit që Profeti kumtoi dhe me të cilat ai deshi të pajiste bashkëqytetarët e tij dhe të gjitha brezat që do të vinin më pas. Jeta shembullore dhe cilësitë e larta morale e humane e kthyen Profetin Muhamed në heroin e mëshirës, humanizmit dhe tolerancës”, mbylli fjalën e tij z. Bumçi.

Në vazhdim nxënësja e Medresesë së Tiranës, Xhana Ahmetaj, recitoi poezinë “Trëndafili i Medinës”, përmes së cilës ajo fali emocion dhe la mbresa tek të pranishmit.

Simpoziumi vazhdoi me kumtesat e  përgatitura nga Ali Zaimi (kancelar i KMSH-së), Elvis Naçi (drejtor i Thirrjes në KMSH), Nasuf Hoxha (ndihmësmyfti i Tiranës) dhe Elton Karaj (pedagog në Universitetin Bedër). Në fjalën e tyre, referuesit sollën në vëmendje tiparet dhe cilësitë që karakterizonin  Muhamedin a.s. në rolin e tij si prind, bashkëshort, qytetar, drejtues dhe mbi të gjitha si profet i caktuar nga Zoti për orientimin e njeriut dhe për suksesin e shoqërisë njerëzore.

Pas kumtesave që u dëgjuan me interes për të pranishmit u shfaq një material filmik, ku u pasqyrua si një dëshmi e qartë, e gjallë, konkrete dhe e fuqishme jeta e atij njeriu të lartë tek i cili ishin gërshetuar të gjitha mirësitë.

Aktiviteti u mbyll në xhaminë Et’hem Bej në qendër të kryeqytetit, ku u mbajt edhe ceremonia e përvitshme e Mevludit Sherif. (Marrë nga www.kmsh.al)


Kohet e Faljes

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 47 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...