Lajme te Reja
Kreu i Bashkisë së Tiranës, vizitë në Katar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes Tiranës dhe Dohas. Marrëveshja e nënshkruar mes mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Kryetarit të Bashkisë së Dohas Mohammed Ahmed Al-Sayed i hap rrugë bashkëpunimit mes dy qyteteve në fusha si infrastruktura, ndërtimi, shërbimet etj.
Kryetari i Bashkisë se Dohas shprehu kënaqësinë që i jepej mundësia edhe përmes kësaj marrëveshje të ndihmonte homologun shqiptar në projektet e tij ambicioze sikur vlerësoi se kjo është marëveshja e pestë që Doha nënshkruan me qytete të tjera në mbarë botën.
Marrëveshja e binjakëzimit mes Dohas dhe Tiranës parashikon bashkëpunim në fushën e ndërtimit, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe licencave për biznesin, bashkëpunim në fushën e billboard-eve të të gjitha llojeve, zhvillimi i programeve të përbashkëta ndërmjet dy bashkive për shkëmbimin e eksperiencave dhe trajnimeve në fusha e ndërtimit, higjenës, edukimit dhe riciklimit të mbetjeve, bashkëpunim në fushën e privatizimit të shërbimeve që ofrohen nga dy bashkitë, përfitimi nga eksperiencat e dy qyteteve në fushën e gjelbërimit dhe zbukurimit të qytetit, bashkëpunim në fushën rregullatore dhe programeve të edukimit mbi shëndetin. Po kështu do të bashkëpunohet në ngritjen dhe zhvillimin e standardeve të shërbimeve publike, si dhe rritjen e performancës të mekanizmave për të ecur me hapin e zhvillimit dhe progresit në fushën e shërbimeve bashkiake.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim me ministrin e Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban. Në këtë takim zoti Basha e ka njohur z. Sheikh Abdul Rahman Bin Khalifa Bin Abdul Azziz Al-Thani me projektet e tij për zhvillimin e Tiranës që nga hartimi i Planit Urbanistik , zgjatimi i bulevardit, rehabilitimi i Lumit të Tiranës, ndërtimi i linjave të tramit etj. Ministri i Pushtetit Lokal dhe Planifikimit Urban u shpreh i gatshëm të ndihmojë Tiranën në realizimin e këtyre projekteve duke ofruar asistencën dhe eksperiencën e Katarit, vend i cili po zbaton sot metodat më të avancuara të projektimit dhe ndërtimit. Kryebashkiaku Basha tha se Tirana është e hapur dhe mirëpret investitorët e Katarit të shtrijnë aktivitetet e tyre në Tiranë.
(BalkanWeb)
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Ne Linje
Momentalisht kemi 51 vizitorë në linjë
Projekte
Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...















