Njohje me Departamentin e Fëmijëve
Departamenti i Fëmijëve është çelur që në hapat e para të themelimit të Fondacionit. Aktualisht Fondacioni ynë mbështet me pensione mujore (30 $) rreth 900 fëmijë jetimë të moshës nga 6-17 vjeç. Fondacioni kujdeset për këtë kategori fëmijësh në nevojë edhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve edukativo-arsimore, social-kulturore, argëtuese dhe trajnimeve, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe informatikës.
Vlen të përmendet se fëmijët jetimë në Fondacionin tonë janë pjesë e pandashme e projekteve humane sezonale, duke përfituar ndihma ushqimore, mish, mjete mësimore etj.
Po ashtu, familjet e këtyre fëmijëve kanë prioritet absolut për të përfituar nga Projketi "Dorë më dorë", i cili synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekteve zhvillimi, të cilat konsistojnë në shpërndarje gjedhi në zonat rurale, hapje të minimarketeve dhe shpërndarje të pajisjeve dhe makinerive të vetëpunësimit (makina qepëse e mjete të tjera).
Aktivitete
![]() |
Edukativo – arsimore |
![]() |
Social- kulturore |
![]() |
Argëtuese |
![]() |
Trajnime dhe kualifikime |
![]() |
Projekte humanitare |
Menuja
Raport
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Nen Menu
Ne Linje
Momentalisht kemi 91 vizitorë në linjë









