Kontribo me ne
Njohje
Kjo rubrikë është çelur për të ftuar të gjithë anëtarët dhe dashamirësit e Fondacionit tonë për të kontribuar në mbarëvajtjen e projekteve tona të përbashkëta dhe për të shtuar gamën e aktiviteteve në të ardhmen për t'iu përgjigjur më së miri kërkesave dhe nevojave të kohës në fushat ku operon Fondacioni.
Fushat e Kontributit
Ndër fushat ku ju, të nderuar dashamirës dhe bashkëpunëtorë, mund të jepni kontributin tuaj të çmuar përmendim:
- Ndihma financiare për fëmijët jetimë
- Ndihma në veshmbathje për familjet në nevojë
- Ndihma ushqimore për nevojtarët
- Bursa studimi për fëmijët jetimë
- Kontribut për trajnimin dhe kualifikimin e të rinjve
- Kontribut duke dhuruar gjak për pacientët në nevojë
- Pajisje mësimore për fëmijët në nevojë gjatë fillimit të sezonit shkollor
- Pajisje të ndryshme shtëpiake për nevojtarët dhe familjet e varfëra
- Propozime të ndryshme dhe ide për mbarëvajtjen e aktiviteteve
Fondacioni ynë ju garanton transparencë të plotë të kuntributeve dhe angazhimit tuaj në projektet tona të përbashkëta në ndihmë të njerëzve.
Propozime
Në këtë rubrikë administratori i faqes do të hedhë online të gjitha propozimet dhe sugjerimet që kanë të bëjnë me kontributin tuaj në projektet e Fondacionit dhe idetë që shtrojnë rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të Fondacionit në dobi të njerëzve.
Gjithashtu mos harroni të na shkruani në adresën elektronike Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë .
Ju faleminderit!
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Nen Menu
Ne Linje
Momentalisht kemi 95 vizitorë në linjë
Projekte
Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojëAshtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...









