Te Reja
Greqi, masat e reja, sindikatat protesta në Athinë
Një tubim proteste zhvilluan sot në mëngjes sindikatat e punëtorëve të sektorit privat dhe publik në Greqi, në moton "për të mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e demokracisë". Në thirrjet e sindikatave thuhet se "Punëtorët grekë nuk do të përkulen para shantazheve dhe kërkesave të kreditorëve dhe nuk do të tolerojmë fyerjet e "Merkozi', sic quajnë dyshen Merkel dhe Sarkozy.
Jeremic: Uganda nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, ka thënë sot se Uganda nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës dhe se as nuk e ka "ndërmend ta bëj një gjë të tillë".
Thaçi: Kosova me pavarësi, GJND e 1244 në nismat rajonale
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se modeli aktual për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale është i balancuar, meqë merr parasysh dy realitetet ekzistuese, atë të Kosovës së pavarur dhe atë të Serbisë që nuk e njeh shtetësinë e saj.
Stefanoviç: Modeli i Thaçit i papranueshëm për Serbinë
Daçiç: Kosova po pengon statusin e Serbisë
Ministri i Brendshëm serb deklaroi se qeveria e Kosovës u ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të BE-së, që Serbisë të mos i jepet statusi i vendit kandidat.
Stefanoviç: Modeli i Thaçit i papranueshëm për Serbinë
Sipas Stefanovic, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk mund të pranohet nga Beogradi, sepse "jo vetëm që është kontradiktore me dokumentet ndërkombëtare por edhe paraqet tendencë për legjitimimin e pavarësisë së Kosovës."
Sarandë, shkatërrohet grupi i trafikantëve të drogës, 7 në pranga
Arrestohen 7 persona për trafikim lëndësh narkotike në Sarandë. Policia: Të arrestuarit trafikonin kanabis në drejtim të Greqisë. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 250 kg kanabis.
Xhafaj: PS do votojë ligjet me 3/5 por vetëm sipas standardeve
Deputeti i PS Famir Xhafaj, në një intervistë për News 24, bën thirrje për një reformë urgjente në sistemin e drejtësisë, sistem që aktualisht sipas tij ka një gjendje alarmante. Sekretari i koordinimit në selinë rozë, flet edhe për ligjet me 3/5 , duke thënë se opozita do respektojë marrëveshjen, por sic ndodhi me Kodin Civil dhe atë Penal, kërkon një proces me standarde.
Dibër, rrezik shembje për dhjetëra banesa
Rrezik shembje për një pjesë të banesave në komunat Shupenzë, Gjoricë dhe Zerqan, të cilat janë dëmtuar dy vite më parë nga një tërmet, ndërsa tashmë përballen me trashësinë e madhe të dëborës.
Rrënojat e Kukësit të vjetër dalin mbi akullin e liqenit të Fierzës
Pas reshjeve të mëdha të dëborës sot qytetarët e Kukësit, kanë parë se mbi akujt që mbulojnë ende liqenin e Fierzës, kanë dalë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit.
Korçë, bllokohen ndihmat në Lekas, gazetarët 9 orë në dëborë
Rreth 20 persona, mes të cilëve 6 gazetarë kanë mbetur të bllokuar një ditë më parë për mëse 9 orë në mes të dëborës, në afërsi të komunës Lekas në Korçë, ndërsa shoqëronin ministrin e Financave Ridvan Bode dhe prefektin Andrea Mano.
Pasojat e krizës, INSTAT: Konsumi ka pësuar rënie të mëtejshme
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për në rënie me 5.5 % të volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë gjatë tremujorit të tretë të 2011-ës. Kjo tregon se qytetarët, të ndikuar nga kriza në Eurozonë, po shmangin shpenzimet e tepërta, duke synuar që të kursejnë sa më shumë.
Bora, përmirësohet moti, MB: 22 komuna janë ende të bllokuara
Dhjetëra komuna vazhdojnë të jenë të izoluara në veri të vendit prej 19 ditësh, ndërkohë që janë rritur me disa gradë temperaturat dhe është përmirësuar situata në akset rrugore. Shumica e akseve nacionale janë të hapura, ndërsa problematik mbetet aksi Kukës-Peshkopi. Ministria e Brendshme: Të bllokuara 22 komuna, vijon shpërndarja e ndihmave.
Korçë, bllokohen ndihmat në Lekas, gazetarët 9 orë në dëborë
Sequi: BE ndihma për familjet e izoluara në veri
Dibër, rrezik shembje për dhjetëra banesa
Pukë, deputeti i PS: Banorët e izoluar kanë nevojë për ushqime
Berisha në Dibër: Të evakuohen banorët e rrezikuar nga ortekët
Gjatë takimeve të zhvilluara me Shtabet e Emergjencave në qarkun e Dibrës, kryeministri Berisha u bëri sërish thirrje banorëve dhe qeveritarëve vendorë, për t'i kushtuar vëmendje të veçantë dy problemeve më serioze në këtë situatë: pastrimit të çative të shtëpive dhe ndërtesave publike dhe rrezikun nga ortekët.
Të vrarët nga regjimi komunist, familjarët ndezin qirinj në Qesarakë
Në vendin ku 2 vjet më parë u zbulua një varr masiv, të afërmit kanë ndezur qirinj në pamundësi për të pasur një varr ku të nderojnë kujtimin e të afërmve të tyre.
Has, deputetë të PS-së vizitojnë familjen e Isa Qarrit
Të shoqëruar edhe nga drejtues të PS-së në Has si dhe kreu i Bashkisë Krumë, deputetët socialistë kanë shprehur ngushëllime tek familja e të ndjerit, duke dhënë mbështetjen e tyre për çdo problem që ata mund të kenë.
"Der Spiegel": Falimentimi, zgjidhja e vetme për Greqinë
"Der Spiegel" iu bën thirrje qeverive evropiane për të lëvizur drejt një "zgjidhjeje të ndershme", sic e cilëson falimentimin, dhe një plani "Marshall" për Greqinë. Ndërkaq edicioni gjerman i "Financial Times" shkruan se "me llogarinë e mbyllur, Greqia humb sovranitetin e saj".
FMN parashikon një kredi prej 13 miliardë eurosh për Greqinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi të kontribuojë me një kredi prej 13 miliardë eurosh në kuadër të planit e ri për Greqinë, konfirmoi sot e përditshmja ''Wall Street Journal'' në faqen e saj të internetit
Samiti i Cikagos, Maqedonia i kërkon NATO-s t'a anëtarësojë
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov i bëri thirrje sot NATO-s të pranojë anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut, aktualisht e bllokuar nga Greqia, gjatë samitit të ardhshëm në maj në Çikago
Hackerat në portalet serbe: Urime Pavarësia e Kosovës
Kosova mbushi katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj në 17 shkurtin historik 2008. Hackerët shqiptarë ia kanë uruar në portalet serbe.
EULEX rinis lëvizjen në veri të Kosovës, pas marrëveshjes me serbët
Pas disa muaj "ndalimi', EULEX-it sërish i është mundësuar liria e lëvizjes në veri të Kosovës, në bazë të një marrëveshje, e cila është arritur më 24 janar, shkruajnë sot mediet serbe në Beograd.
Menuja
Ne Linje
Momentalisht kemi 92 vizitorë në linjë







