Njohje me Fondacionin
HISTORIKU
Albanian Qatar Foundation është organizatë joqeveritare, themeluar në vitin 2002 për të qenë një urë lidhëse ndërmjet shoqërisë shqiptare dhe botës arabe.
Me ndihmën e Zotit, Fondacioni ynë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh dhe projektesh të larmishme për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë në Shqipëri.
Vlen të përmendet se projektet që nxisin zhvillimit e këtyre shtresave në nevojë janë tregues i rëndësishëm i strategjisë së Fondacionit në përmbushjen e misionit të tij fisnik në fusha të ndryshme humanitare në ndihmë të komunitetit dhe përmes aktiviteteve kulturore, arsimore dhe kualifikuese.
MISIONI I FONDACIONIT
Zbutja e varfërisë nëpërmjet projekteve të ndryshme humanitare sociale dhe zhvillimi i shoqërisë shqiptare e të rinjve e të rejave në veçanti përmes trajnimeve dhe aktiviteteve arsimore për t’i ndihmuar drejt integrimit në shoqërinë evropiane, duke ruajtur njëherazi virtytet që i karakterizojnë së bashku me traditat vendase.
VIZIONI
- Të jetë një institucion i dalluar në ofrimin e shërbimeve arsimore, shoqërore, trajnuese dhe kualifikuese.
- Të forcojë marrëdhëniet me komunitetin dhe institucione të tjera qeveritare dhe joqeveritare
FUSHAT E PUNËS SË FONDACIONIT
- Arsimi dhe kultura
- Gruaja dhe fëmijët
- Puna sociale
- Ruajtja e identitetit dhe vlerave shoqërore
AMBICIET E FONDACIONIT
Fondacioni Albanian Qatar Foundation synon:
- Rritjen e gamës së aktiviteteve dhe shpërndarjen gjeografike të tyre
- Rritjen e numrit të fëmijëve jetimë dhe familjeve të varfëra që përfitojnë nga projektet humane të Fondacionit
- Ngritjen profesionale të Albanian Qatar Center për të qenë ndër qendrat më të mira në Shqipëri
- Ngritjen e një godine për të qenë kompleks për zhvillimin e aktiviteteve arsimore nëntëvjeçare dhe të mesme pas hapjes se Kolegjit te Vajzave Albanian Qatar College
- Zhvillimin e Kolegjit Albanian Qatar College për të qenë kolegj shembullor për vajza në Shqipëri, në drejtim të disiplinës dhe rezultateve mësimore
- Hapjen e një universitetit jopublik
- Shndërrimin e Qendrës Profesionale të Trajnimeve në pikë referimi të qendrave të trajnimit në Tiranë dhe të qendrave dhe agjencive me të cilat bashkëpunon kjo Qendër
DEPARTAMENTET E FONDACIONIT
- Departamenti i Përkrahjes Shoqërore dhe Jetimëve
- Departamenti i Projekteve
- Departamenti i Shërbimeve Sociale
- Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun dhe Sekretarisë
- Departamenti i Gruas
- Departamenti i Financës
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II







