gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Sherbime

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit

Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation realizoi shpërndarjen e 16 000 kg ndihmave ushqimore për 1600 familje agjëruesish dhe familje të tjera të varfëra dhe me fëmijë jetimë. Pakot me ndihma  përmbanin artikujt kryesorë ushqimorë të nevojshëm.Ky projekt u vjen në ndihmë agjëruesve në sigurimin e artikujve ushqimorë për përgatitjen e iftareve dhe syfyreve, ashtu siç ndikon në zbutjen e varfërisë tek shtresat në nevojë, gjë e cila është nga sfidat kryesore të Fondacionit.Ky aktivitet human po shoqërohet me organizimin e disa iftareve që organizon Fondacioni me rastin e muajit të Ramazanit.

Vlen të theksohet se projekti i shpërndarjes së ushqimeve dhe organizimi i iftareve me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit është prej projekteve sezonale të përvitshme të Fondacionit.

"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!

Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, Albanian Qatar Foundation më date 23.09.2011 bëri të mundur shpërndarjen e  5 krerëve lopë qumështi dhe një sasi ushqimi për to për familjet në vështirësi ekonomike dhe me fëmijë jetimë në rrethinat e Tiranës. Përzgjedhja e përfituesve të këtij projekti u bë në bazë të rekomandimeve të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe Fondacionit. Projekti “Dorë më dorë!” është çelur në vitin 2008 dhe nëpërmjet tij Fondacioni ynë synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekteve zhvillimi, të cilat konsistojnë në shpërndarje gjedhi në zonat rurale, hapje të minimarketeve dhe shpërndarje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe makinerive të vetëpunësimit (makina qepëse e mjete të tjera).

Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të projektit human “Shqiptari për Shqiptarin”, Albanian Qatar Foundation, ditën e enjte më datë 15 dhjetor 2011, bëri të mundur shpërndarjen e 14 000 veshjeve (10 000 veshmbathje të përdorura dhe 4 000 të reja). Nga kjo shpërndarje përfituan 800 familje në nevojë, nga të cilat 600 prej familjeve të varfëra me fëmijë jetime që përkrah vazhdimisht Fondacioni nëpërmjet projekteve të tij dhe 200 familje të tjera jetimësh.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me disa shoqata që operojnë në ofrimin e ndihmave sociale për familjet në nevojë dhe me xhamitë e qytetit të Tiranës.

Fondacioni gjen rastin të shprehë falënderimet më të sinqerta për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin me sukses të fazës së radhës së këtij projekti dhe në mënyrë të veçantë Xhaminë e Medresesë dhe drejtuesin e saj z.Lulzim Plloçi për ndihmën e vyer në grumbullimin e veshjeve për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Fondacioni shpërndan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit

Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation realizoi shpërndarjen e 16 000 kg ndihmave ushqimore për 1600 familje agjëruesish dhe familje të tjera të varfëra dhe me fëmijë jetimë. Pakot me ndihma  përmbanin artikujt kryesorë ushqimorë të nevojshëm.Ky projekt u vjen në ndihmë agjëruesve në sigurimin e artikujve ushqimorë për përgatitjen e iftareve dhe syfyreve, ashtu siç ndikon në zbutjen e varfërisë tek shtresat në nevojë, gjë e cila është nga sfidat kryesore të Fondacionit.Ky aktivitet human po shoqërohet me organizimin e disa iftareve që organizon Fondacioni me rastin e muajit të Ramazanit.

Vlen të theksohet se projekti i shpërndarjes së ushqimeve dhe organizimi i iftareve me rastin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit është prej projekteve sezonale të përvitshme të Fondacionit.

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 90 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...