gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

PROJEKTI "DORË MË DORË!"

PROJEKTI “DORË MË DORË!”

Njohje

Projekti “Dorë më dorë!” është çelur në vitin 2008 dhe nëpërmjet tij Fondacioni ynë synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekteve zhvillimi, të cilat konsistojnë në shpërndarje gjedhi në zonat rurale, hapje të minimarketeve dhe shpërndarje të pajisjeve dhe makinerive të vetëpunësimit (makina qepëse e mjete të tjera).

Këto miniprojekte ofrohen në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe përzgjedhja e përfituesve bëhet në bazë të rekomandimeve të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe Fondacionit.


Aktivitete

Në fund të vitit 2009 Fondacioni ynë në bashkëpunim me bashkinë e Kamzës ka shpërndarë miniprojekte për 30 familje me fëmijë jetimë dhe familje të tjera në nevojë që i përkasin pikërisht asaj bashkie.

Shpërndarja e këtyre miniprojekteve në bashkinë Kamëz është bërë nën kujdesin e znj. Liri Berisha, kryetare e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë.

Numri i përfituesve nga këto miniprojekte gjatë periudhës 2008-2009 ka arritur në 45 familje, duke llogaritur dhe 15 të tjera të dhëna për familjet e dëmtuara nga shpërthimi i municioneve në fshatin Gërdec.

Në fund të muajit Dhjetor 2010 Fondacioni shpërndau 22 projekte të tjera zhvillimi (lopë qumështi) në Komunën Paskuqan të rrethit Tiranë. Ky aktivitet u realizua nën kujdesin e veçantë të Zonjës së Parë Teuta Topi.

Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, Fondacioni është në fazën e realizimit të 30 miniprojekteve të tjera gjatë vitit 2011.


Histori Suksesi

Nga projekti në fjalë kanë dalë nga varfëria shumë familje, falë projekteve të zhvillimit të ofruara nga Fondacioni, sidomos nga puna e tyre në fushën e rrobaqepësisë, rritjen e gjedhit e po ashtu dhe nga hapja e minimarketeve, veçanërisht në zonën e Kamzës, në fshatin Gërdec dhe komunën Paskuqan.

GALERI FOTOSH

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 97 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...