gototopgototop
  1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer>

Te Reja

Fondacioni përkrah 1200 fëmijë jetimë

Thursday, 23 February 2012 02:06

Departamenti i Fëmijëve Jetimë është çelur që në hapat e para të themelimit të Albanian Qatar Foundation dhe ka të bëjë me përkrahjen e fëmijëve jetimë. Këtë vit Fondacioni e ka rritur numrin e jetimëve që mbështet me pensione mujore prej (30 - 50 $). Tashmë 1200 fëmijë jetimë të moshës nga 6-17 vjeç përfitojnë dhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve edukativo-arsimore, social-kulturore, argëtuese dhe trajnimeve, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe informatikës.Vlen të përmendet se fëmijët jetimë në Fondacionin tonë janë pjesë e pandashme e projekteve humane sezonale, duke përfituar ndihma ushqimore, mish, mjete mësimore, veshje, dhurata të ndryshme etj.

Po ashtu, familjet e këtyre fëmijëve kanë prioritet absolut për të përfituar nga Projketi "Dorë më dorë", i cili synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekte zhvillimi, të cilat konsistojnë në shpërndarje gjedhi në zonat rurale, hapje të minimarketeve dhe shpërndarje të pajisjeve dhe makinerive të vetëpunësimit (makina qepëse e mjete të tjera).

Gëzuar Pavarësinë Kosovë!

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation uron mbarë popullin e Kosovës me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, duke shprehur njëkohësisht vlerësimet dhe konsideratat më të larta për rolin e vyer të institucioneve të Kosovës në ruajtjen e integritetit territorial dhe në konsolidimin e së ardhmes në gjirin e strukturave euro-atlantike. Tashmë Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe një shtet i njohur nga 88 vende të botës, pjesë e së cilave janë shtetet më të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Kryeministri Berisha pret në takim ambasadorin e ri të Katarit në Tiranë

Thursday, 23 February 2012 02:06

Kryeministri Berisha priti sot, në një takim, ambasadorin e ri të shtetit të  Katarit , Yossef Bin Hassan Bin Yousef Al Saai, me rastin e marrjes së detyrës diplomatike, në Tiranë. Pasi i uroi përzemërsisht  mirëseardhjen dhe suksese ne detyrën e re, kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të vlerësuar kontributin e paraardhësit të tij, ambasadorit të mëparshëm të Katarit Soltan Saad Al- Moraikhi, në forcimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, që gjatë kësaj periudhe kulmuan me vizitën historike të Lartësisë së Tij, Emirit të Katarit Sheikut Hamad bin Khalifa AL THANI në Tiranë, në muajin tetor, të vitit të kaluar.

Lexo më shumë...

Kreu i Bashkisë së Tiranës, vizitë në Katar

Thursday, 23 February 2012 02:06

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes Tiranës dhe Dohas. Marrëveshja e nënshkruar mes mes Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha dhe Kryetarit të Bashkisë së Dohas Mohammed Ahmed Al-Sayed i hap rrugë bashkëpunimit mes dy qyteteve në fusha si infrastruktura, ndërtimi, shërbimet etj.

Kryetari i Bashkisë se Dohas shprehu kënaqësinë që i jepej mundësia edhe përmes kësaj marrëveshje të ndihmonte homologun shqiptar në projektet e tij ambicioze sikur vlerësoi se kjo është marëveshja e pestë që Doha nënshkruan me qytete të tjera në mbarë botën.

Lexo më shumë...

Fondacioni organizon fushatën e radhës së dhurimit të gjakut

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation ka nisur fushatën e radhës për sensibilizimin e komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, në vazhdim të projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” me synimin për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë.

Fondacioni ju fton të bëheni pjesë e kësaj nisme humane dhe të dhuroni gjak për pacientët që kanë aq shumë nevojë për të.

Vlen të përmendet se kjo është faza e tetë e projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, i cili ka nisur në vitin 2008 dhe se në 7 aktivitetet e para numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka arritur në rreth 160 vetë.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar nën kujdesin e stafit mjekësor në mjediset e Albanian Qatar Center ditën e enjte datë 29.02.2012 nga ora 12.00 deri në orën 18.00.

KMSH organizon simpoziumin "Profeti Muhamed a.s. - Shembulli më i bukur"

Thursday, 23 February 2012 02:06

Me rastin e kujtimit të lindjes së Profetit Muhamed (a.s.),  më dt. 4 shkurt 2012, u mbajt në kryeqytet simpoziumi me temë: “Profeti Muhamed a.s. - Shembulli më i bukur”, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në të cilin morën pjesë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, drejtues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, emra të njohur të jetës kulturore dhe shoqërore, si dhe besimtarë që kishin ardhur nga Tirana dhe nga rrethet për të përkujtuar ditën kur lindi Profeti i Profetëve dhe krijesa më e dashur e Zotit të gjithësisë.


Lexo më shumë...

10 vjet Albanian Qatar Foundation!

Thursday, 23 February 2012 02:06

U bënë 10 vjet që është themeluar Albanian Qatar Foundation, i cili ka ndihmuar nëpërmjet projketeve të larmishme në zbutjen e varfërisë dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare e të rinjve e të rejave në veçanti përmes trajnimeve dhe aktiviteteve.

Vlen të theksohet se Albanian Qatar Center për Gjuhë të Huaja dhe Kompjuter vazhdon të jetë ndër projektet kryesore të Fondacionit dhe gjatë këtyre 10 vjetëve janë trajnuar pranë kësaj Qendre rreth 5000 kursantë në gjuhë të ndryshme dhe programe kompjuterike.

Po ashtu, Qendra e Gjuhës Arabe është e para qendër e specializuar për mësimin e kësaj gjuhe në rajonin  e Ballkanit me mësues të huaj të specializuar dhe programe mësimore tepër praktike.

Lexo më shumë...

Ambasadori i ri i Katarit takohet me presidentin Topi

Thursday, 23 February 2012 02:06

Presidenti i Republikës Bamir Topi priti Ambasadorin e ri të Katarit në vendin tonë z. Jusef Bin Hasan Al Sai me rastin e paraqitjes së Letrave-Kredenciale. Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe dhe thellimi i tyre në në ardhmen në të gjitha fushat me interes të ndësjelltë, sidomos pas hapjes së dy ambasadave në vendet respektive. Vlen të theksohet se Emiri i Shtetit të Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, vizitoi Shqipërinë tetorin e kaluar dhe u takua  me krerët më të lartë të shtetit dhe u firmosën disa marrëveshje dypalëshe që përfshijnë bashkëpunimin në mbrojtjen e investimeve, bashkëpunimin në fushën e turizmit, në kulturë, në shërbimet ajrore dhe shmangien e tatimit të dyfishtë.

Fondacioni shpërndan 14 000 copë veshje për familje të varfëra

Thursday, 23 February 2012 02:06

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të projektit human “Shqiptari për Shqiptarin”, Albanian Qatar Foundation, ditën e enjte më datë 15 dhjetor 2011, bëri të mundur shpërndarjen e 14 000 veshjeve (10 000 veshmbathje të përdorura dhe 4 000 të reja). Nga kjo shpërndarje përfituan 800 familje në nevojë, nga të cilat 600 prej familjeve të varfëra me fëmijë jetime që përkrah vazhdimisht Fondacioni nëpërmjet projekteve të tij dhe 200 familje të tjera jetimësh.

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me disa shoqata që operojnë në ofrimin e ndihmave sociale për familjet në nevojë dhe me xhamitë e qytetit të Tiranës.

Fondacioni gjen rastin të shprehë falënderimet më të sinqerta për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin me sukses të fazës së radhës së këtij projekti dhe në mënyrë të veçantë Xhaminë e Medresesë dhe drejtuesin e saj z.Lulzim Plloçi për ndihmën e vyer në grumbullimin e veshjeve për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë.

Zhvillohet Konkursi i Dytë i Kuranit

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë organizuan Konkursin e Dytë në Shqipëri të emërtuar "Emiri i Shtetit të Katarit" për mësimin përmendësh të Kuranit Famëlartë.

Në këtë konkurs morrën pjesë rreth 50 konkurentë nga rrethe të ndryshme të vendit, që i përkisnin moshave të ndryshme.

Juria e këtij konkursi, e përbërë nga njohës të mirëfilltë të Kuranit dhe fushave të tij H.Urim Rexhepi, Prof. Ahmed Hussein dhe H. Abdullah Nela gjatë vlerësimit mori parasysh mësimin korrekt të Kuranit nga konkurentët, përpikmërinë e rregullave të shqiptimit dhe zërat melodiozë. Në fund të Konkursit u zhvillua ceremonia e shpalljes së fituesve, të cilët janë: Besnik Quku, Fatime Bardhoshi, Ilir Hajrulla, Sara Hasani, Belkisa Balliu, Elmira Cekaj dhe Amar Ahmed. Gjatë ceremonisë u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit dhe dhurata për fituesit.

Fondacioni shpërndan 1000 uniforma shkollore

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation gjatë muajit Dhjetor 2011 shpërndau 1000 uniforma shkollore për shkollat 9–vjeçare të zonave periferike të kryeqytetit, përkatësisht Shkollat  “Zall Herr”, “Paskuqan” dhe “Romanat”. Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të rrethit, në kuadër të nismës së Fondacionit për të pajisur me uniforma nxënësit e shkollave në zona me nevoja të mëdha ekonomike. Gjatë shpërndarjes së këtyre uniformave u zhvilluan ceremonitë përkatëse me pjesëmarrjen e pëfaqësuesve të Fondacionit, drejtues, mësues dhe nxënës të shkollave të sipërpërmendura dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, z.Fatos Rexha kryetar i Komunës Paskuqan vlerësoi aktivitetet bamirëse në vazhdimësi të Fondacionit në komunën që ai drejton në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Arrin në 1200 numri i fëmijëve jetimë që përkrah Fondacioni

Thursday, 23 February 2012 02:06

Departamenti i Fëmijëve Jetimë është çelur që në hapat e para të themelimit të Albanian Qatar Foundation dhe ka të bëjë me përkrahjen e fëmijëve jetimë. Këtë vit Fondacioni e ka rritur numrin e jetimëve që mbështet me pensione mujore prej (30 - 40 $). Tashmë 1200 fëmijë jetimë të moshës nga 6-17 vjeç përfitojnë dhe nëpërmjet organizimit të aktiviteteve edukativo-arsimore, social-kulturore, argëtuese dhe trajnimeve, kryesisht në fushën e gjuhëve të huaja dhe informatikës.Vlen të përmendet se fëmijët jetimë në Fondacionin tonë janë pjesë e pandashme e projekteve humane sezonale, duke përfituar ndihma ushqimore, mish, mjete mësimore, veshje, dhurata të ndryshme etj.

Lexo më shumë...

Fondacioni shpërndan veshje për familje të varfëra

Thursday, 23 February 2012 02:06

Në kuadër të projektit human “Shqiptari për Shqiptarin”, Albanian Qatar Foundation është në fazën e grumbullimit të veshmbathjeve të reja dhe të përdorura  për t'i shpërndarë më vonë për familjet në nevojë, familjet me fëmijë jetimë dhe invalidët. Në këtë fushatë sensibilizimi Fondacioni po bashkëpunon me shumë vullnetarë, dashamirës dhe disa tregtarë bamirës. Shpërndarja e këtyre veshjeve do të bëhet në datën 15 dhjetor 2011 në ambientet e Albanian Qatar Foundation. Bëhuni dhe ju pjesë e kësaj nisme humane!

Gëzuar festat e Nëntorit!

Thursday, 23 February 2012 02:06

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 29 Nëntorit, festës së çlirimit të vendit, Albanian Qatar Foundation uron të gjithë bashkëpunëtorët e Fondacionit dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen: GËZUAR!

Urojmë që ditë më të mira të vijnë për kombin tonë!

Gëzuar Festën e Kurban Bajramit!

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation uron të gjithë besimtarët muslimanë kudo që ndodhen: “Gëzuar Festën e Kurban Bajramit”! Sjelltë kjo festë sa më shumë begati e mirësi në vatrat tuaja familjare!

Një urim të veçantë ua dedikojmë haxhilerëve që kryen sivjet Haxhin në Mekë që Zoti t'ua pranojë këtë adhurim! Urime dhe mbarësi!

300 pelegrinë shqiptarë nisen drejt Mekës

Thursday, 23 February 2012 02:06

Ditën e enjte, më 27 tetor 2011, janë nisur nga Shqipëria mbi 300 haxhinj nga rrethe të ndryshme të vendit për të kryer ritin e haxhit në Mekë.

Me këtë rast është organizuar edhe një ceremoni në aeroportin e Rinasit për nder të haxhinjve, në të cilën kanë marrë pjesë funksionarë të lartë të KMSH-së dhe të afërm të haxhinjve.

Haxhi është një ndër pesë shtyllat e fesë islame dhe një detyrim fetar.

Allahu i Lartësuar thotë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo...” (Ali Imran, 97).

Lexo më shumë...

Emiri i Katarit viziton Shqipërinë

Thursday, 23 February 2012 02:06

Shqipëria dhe Katari firmosën 8 marrëveshje që përfshijnë bashkëpunimin mes tyre në mbrojtjen e investimeve, bashkëpunimin në fushën e turizmit, në kulturë, në shërbimet ajrore dhe shmangien e tatimit të dyfishtë. Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni nga Katari i kryesuar nga Emiri i Shtetit të Katarit Sheik Hamad Bin Khalifa Al-Thani, u takuan me Kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Bamir Topi. Në takimin me kreun e qeverisë u evidentuan fushat në të cilat pritet që bashkëpunimi me projekte konkrete e të rëndësishme të shënojë një dimension të ri vitet në vijim. “Kështu, u ra dakord që në muajt dhe në vitet e ardhshme të fillojë me shpejtësi evidentimi, studimi, përgatitja dhe realizimi i projekteve të rëndësishme në fusha si ajo e turizmit bregdetar dhe malor, e infrastrukturës dhe importimit e shfrytëzimit të gazit të lëngshëm natyror, si për prodhim energjie elektrike, ashtu dhe për nevoja familjare.

Lexo më shumë...

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

Thursday, 23 February 2012 02:06

Albanian Qatar Foundation ka nisur fushatën e radhës për sensibilizimin e komunitetit për dhurimin vullnetar të gjakut, në vazhdim të projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!” me synimin për t'u ardhur në ndihmë të sëmurëve talasemikë.

Fondacioni ju fton të bëheni pjesë e kësaj nisme humane dhe të dhuroni gjak për pacientët që kanë aq shumë nevojë për të.

Vlen të përmendet se kjo është faza e shtatë e projektit “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, i cili ka nisur në vitin 2008 dhe se në 6 aktivitetet e para numri i dhuruesve vullnetarë të gjakut ka arritur në rreth 150 vetë.

Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar nën kujdesin e stafit mjekësor në mjediset e Albanian Qatar Center ditën e enjte datë 27.10.2011 nga ora 12.00 deri në orën 18.00.

Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!

"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!

Thursday, 23 February 2012 02:06

Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, Albanian Qatar Foundation më date 23.09.2011 bëri të mundur shpërndarjen e  5 krerëve lopë qumështi dhe një sasi ushqimi për to për familjet në vështirësi ekonomike dhe me fëmijë jetimë në rrethinat e Tiranës. Përzgjedhja e përfituesve të këtij projekti u bë në bazë të rekomandimeve të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe Fondacionit. Projekti “Dorë më dorë!” është çelur në vitin 2008 dhe nëpërmjet tij Fondacioni ynë synon zhvillimin dhe aftësimin e familjeve në nevojë nëpërmjet mbështetjes me miniprojekteve zhvillimi, të cilat konsistojnë në shpërndarje gjedhi në zonat rurale, hapje të minimarketeve dhe shpërndarje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe makinerive të vetëpunësimit (makina qepëse e mjete të tjera).

Zhvillohet ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor

Thursday, 23 February 2012 02:06

Ditën e hënë, më datë 12.09.2011 u zhvillua ceremonia e çeljes së vitit të ri shkollor 2011-2012 në shkollën “Nxënësit e Mesdheut”, pjesë e Albanian Qatar College. Në këtë ceremoni merrnin pjesë mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të Albanian Qatar Foundation. Në fjalën e hapjes drejtoresha e shkollës znj. Loreta Terihati u uroi nxënësve një vit të mbarë shkollor duke parashtruar në vija të përgjithshme objektivat e shkollës që do t’i shërbejnë ngritjes së nivelit edukativo-mësimor gjatë këtij viti shkollor, duke përshëndetur në mënyrë të veçantë vogëlushët e klasës së parë fillore të cilët ulen për të parën herë në bankat e shkollës.

Lexo më shumë...

Raport

Video

Cili projekt mendoni se eshte me i rendesishem ?

 

 

 

 

 

 


  Rezultatet

Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II

Ne Linje

Momentalisht kemi 91 vizitorë në linjë

Projekte

Fondacioni shpërdan 16 000 kg ushqime me rastin e muajit të Ramazanit
Me rastin e muajit të madh të Ramazanit Albanian Qatar Foundation r...
"Dorë më dorë" në ndihmë të nevojtarëve!
Në kuadër të vazhdimësisë së projektit “Dorë më dorë!”, ...
Fondacioni shpërndan veshje për 800 familje në nevojë
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në kuadër të ...