NJOHJE
Në vitin 2009 Fondacioni Shoqëria & Albanian Qatar Center ka hapur Qendrën e Trajnimeve Profesionale si nevojë e kohës për t’iu përgjigjur sfidave të reja në këtë dinamikë të vrullshme të zhvillimeve që të gjithë po e përjetojmë.
Mendojmë se kurset e larmishme të kualifikimit do të ndikojnë shumë pozitivisht në përvetësimin e dijeve bashkëkohore, ashtu si ndihmojnë në punën tonë të përditshme dhe përballimin dhe menaxhimin me sukses të problematikave që hasim. Po ashtu këto trajnime janë gjithashtu një mundësi më tepër për punësim.
Që në hapat e para të kësaj nisme Fondacioni ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me pedagogë dhe trajnues në fushën e menaxhimit dhe kualifikimeve në fusha të ndryshme. Tashmë këto kurse i kanë dhënë jetë Qendrës së Trajnimeve Profesionale pranë Fondacionit tonë dhe kanë qenë të suksesshme.
Gjithashtu janë bërë njoftimet përkatëse për një sërë trajnimesh në këtë fushë e janë njoftuar grupet e interesuara për këto lloj trajnimesh, përfaqësues të institucioneve të ndryshme publike e jopublike, të interesuar nga fusha e biznesit dhe shërbimeve.
Vlen të përmendet se këto trajnime ofrohen nga ana e trajnuesve me përvojë dhe me çmime tepër të favorshme.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II
Nen Menu
Ne Linje
Momentalisht kemi 164 vizitorë në linjë







