Te Reja
AQF organiozon trajnim në Prishtinë
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Qendra e Trajnimeve Profesionale e Albanian Qatar Foundation në bashkëpunim me kompaninë Next Kosova organizuan në Prishtinë një trajnim me temë “Teknikat e shitjes”, në të cilin morën pjesë 13 vetë. Ky tranim ishte në vazhdën e trajnimit me të njëjtën temë organizuar në Tiranë nga AQF në bashkëpunim me kompaninë Next Albania në kuadër të rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve për të organizuar trajnime të përbashkëta të cilat shfaqin interes për punonjësit e kompanive private dhe ata të shërbimit.
Kanë filluar regjistrimet në kurset e trajnimeve!
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Qendra e Trajnimeve Profesionale pranë Albanian Qatar Center njofton të gjithë të interesuarit se kanë filluar trajnimet në fushën e menaxhimit në tematikat e mëposhtme:
-
Planifikim strategjik
-
Manaxhim projekti
-
Shprehi për një prezantim të suksesshëm
-
Manaxhimi financiar për një organizatë të qëndrueshme
-
Lidership për performancën
-
Përgatitje e një projekt-propozimi
-
Monitorim dhe vlerësim projektesh
-
Manaxhim i burimeve njerëzore
-
Plan biznesi
-
Manaxhimi i performancës së stafit
-
Manaxhim marketingu
-
Plan marketingu
-
Risi manaxheriale
-
Vendimmarrje e suksesshme
-
Teknikat e shitjes
-
Kujdesi ndaj klientit
Pjesëmarrësit në përfundim të trajnimitit pajiset me Certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Këto kurse zhvillohen nën drejtimin e profesorëve me përvojë dhe me tituj shkencorë.
Jeni të mirëpritur!
Kurse per specializime pasuniversitare
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Albanian Qatar Training Center njofton se vazhdojnë regjistrimet për kurset e specializimeve pasuniversitare në temat: AFTESITE MENAXHERIALE, MENAXHIMI I KOMUNIKIMIT dhe ADMINISTRIMI PUBLIK dhe se seanca e radhës do të zhvillohet ditën e martë më datë 19.04.2011 nga ora 17.30 deri në orën 20.30.
Kandidatët që mund frekuentojnë këtë kurs duhet të përmbushin këto kushte :
-
Të kenë mbaruar Universitetin ( në çfarëdo degë)
-
Ose të jenë në vitin e fundit te çdo dege universitare
-
Personat që kanë mbaruar shkollën e mesme, me kusht që të kenë nje eksperiencë te gjate pune.
Qendra e Trajnimeve organizon trajnimin me temë: "Vendimarrje e Suksesshme"
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Albanian Qatar Training Center ju njofton se janë hapur regjistrimet për Trajnimin me temë: “Vendimarrje e suksesshme”
Kohëzgjatja : 16 orë (2 ditë), (Orari mund të ndryshohet në varësi të kërkesave të pjesëmarrësve)
Data e Trajnimit : 9 dhe 10 Prill 2011
Tarifa : 10.000 lek/personi per 2 ditë ku përfshihen (leksionet + 2 coffe break + dreka + certifikata e njohur nga Ministria e Punes)
Maksimumi pjesëmarrësve: 15 vetë
Afati i aplikimit: 08. 04. 2011
Modalitetet e pagesës & Regjistrimit. Pagesa dhe regjistrimi duhet bërë pranë Sekretarisë së Albanian Qatar Center, maksimumi 3 ditë para datës së Trajnimit.
Pedagoge të Universitetit të Tiranës me titull Master dhe Doktor në Administrim Biznesi.
Regjistrohu në kursin AMADEUS !
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Albanian Qatar Training Center njofton se ka hapur regjistrimet për kursin Amadeus, i cili është një program i veçantë për rezervimin e biletave të avionit. Kursi do të zhvillohet në 40 seanca dhe çmimi për të është 20.000 lek.
Qendra jonë ofron: Praktikë me agjenci turistike me përvojë
Certifikatë e njohur nga Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Ju mirëpresim !
KURSE SPECIALIZIMI PASUNIVERSITARE
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Albanian Qatar Training Center, qendër prestigjoze në Shqiperi e Linçensuar nga QKL, me numër Liçense LN-0830-02-2010, date 02.02.2010 në trajnimet në Manaxhim njofton se ka hapur regjistrimet për kurset e specializimeve pasuniversitare.
Kurset janë të fokusuara në fushën e Manaxhimit.
Kursi I
Praktikum Manaxhim
Modulet 3: Aftësi Manaxheriale - Administrim Publik - Manaxhim i Komunikimit në Biznes (Komunikim Org)
Frekuenca: 3 herë në javë, e hënë, e mërkurë dhe e premte ora 17.30 – 20.30
Nr i Orëve: 60 orë - Kohëzgjatja: 8 javë - Tarifa: 30 000 lek - Nr. i pjesëmarrësve: Max: 15
Qendra organizon tema të reja trajnimesh
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Qendra e Trajnimeve Profesionale pranë Albanian Qatar Foundation zhvilloi këtë javë dy trajnime të tjera, përkatësisht trajnimin me temë "Risi Menaxheriale" dhe "Teknikat e Shitjes", mbajtur nga Ma. Muhamed El-Waie.
Në këto trajnime morën pjesë 23 vetë, të cilët vinin nga kompani të ndryshme biznesi dhe nga fusha e medias.
Seria e trajnimeve me tematikë menaxhimi dhe komunikimi do të vazhdojë në Qendër edhe në javët në vazhdim.
Vlen të theksohet se pjesëmarrësit në këto trajnime pajisen me Certifikatë të njohur nga Ministria e Punës, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Vazhdojnë aplikimet për trajnimet në fushën e menaxhimit dhe komunikimit
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Qendra e Trajnimeve Profesionale pranë Albanian Qatar Center njofton se vazhdon faza e trajnimeve në fushën e menaxhimit dhe komunikimit. Qendra jonë ju ofron trajnues me eksperiencë, mjedise moderne, metoda interaktive dhe bashkëkohore. Regjistrimet për të interesuarit bëhen në mjediset e Fondacionit sipas temave të dëshiruara. Ju mirëpresim !
Zhvillohet trajnimi me temë "Menaxhimi i Burimeve Njerëzore"
Monday, 21 Maj 2012 02:44
Qendra e Trajnimeve Profesionale pranë Albanian Qatar Center zhvilloi në datat 5 dhe 6 qershor 2010 nga ora 09.00 – 17.00 trajnimin dyditor me temë "Menaxhimi i Burimeve Njerëzore" me lektor Ma. Roland Lami, doktorant në fushën Sociologji Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Në këtë trajnim u trajtuan aspektet e rëndësishme për një menaxhim efikas të burimeve njerëzore që janë në disponim për mbarëvajtjen e projekteve dhe sipërmarrjeve të ndryshme. Në këtë aktivitet morën pjesë 12 persona dhe në fund të trajnimit u pajisën me certifikata nga ana e AQC-së.
Fondacioni Shoqeria

Rr. Durresit, Sheshi "Karl Topia" Pall. 127, Kati II







